17:40 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Koulibaly shënon super gol ndaj Ekuadorit, rikthen epërsinë

Ndeshje e zjarrtë po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, ku janë shënuar dy gola të shpejtë në përballjen mes Ekuadorit e Senegalit.

Fillimisht, Kombëtarja e Ekuadorit arriti ta barazojë rezultatin në 1:1, përmes golit të shënuar nga mesfushori Moises Caicedo.

Caicedo shënoi në minutën e 68’ për 1:1, por që gëzimi i tij zgjati vetëm dy minuta, pasi që Senegali arriti ta rikthej përsëri epërsinë.

Ishte mbrojtësi Kalidou Koulibaly ai i cili e riktheu epërsinë e Senegalit, duke shënuar në minutën e 70’ për 2:1.