14:29 / E Premte, 22 Janar 2021 / k.v

KQZ: Mbi 134 mijë e-mail ende të pahapura

Lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës, KQZ-ja ka njoftuar se deri sot, më 22 janar 2021, në orën 10:00, në sistem janë futur rreth 33.500 aplikacione për regjistrim.

Prej rreth 33.500 aplikacioneve për regjistrim, vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për rreth 22.400 aplikacione.

Të aprovuara janë 17.900 aplikacione.

Në statusin momental të refuzimit janë 4.500 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit.

Gjatë mbledhjes u bë e ditur se 134.188 e-maila ende janë të pahapura./IndeksOnline/