14:09 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

KQZ vendos për rolin e OSBE-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune që do të mbahen me 19 maj në komunat veriore të Kosovës.

Pikë e rendit të ditës ishte edhe diskutimi lidhur me rolin e OSBE-së në këto zgjedhje, raporton Indeksonline.

Në mbledhje u dakordua që OSBE të këtë rol vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillave të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet do të mbahen në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan./Indeksonline/