21:23 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Gjykata Speciale është padrejtësi historike të cilës do t’ia shohim sherrin

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale është padrejtësi historike të cilës do t’ia shohim sherrin.

Krasniqi në në RTV Dukagjini, ka thënë se deputetët e koalicionit janë iniciatorët e nismës për shfuqizim të Speciales.

“Presidenti Thaçi edhe në ditën kur është votuar Gjykata Speciale ka thënë që kjo është padrejtësi historike, edhe është absolutisht padrejtësi historike të cilës kemi me ja pa sherrin për një kohë të gjatë”, ka thënë Krasniqi.