16:29 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi: S’jemi të sigurt që kemi numrat për demarkacionin

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk janë të sigurt nëse i kanë votat për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai shpreson se do t’i bëjnë 80 vota, në mënyrë që demarkacioni të procedohet sa më shpejt në Kuvend.

Duhet përkujtuar që javën e kaluar Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por edhe pas procedimit nga Qeveria, ende nuk dihet se kur saktësisht do të bëhet procedimi i saj për t’u hedhur në votim, shkruan Indeksonline.

Është pikërisht kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili pati deklaruar se tashmë çështja e marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi, është në duart e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, për të vendosur./Indeksonline/