13:47 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Krejt vëmendja nga derbi Milani – Interi, ja në sa vende bote do të transmetohet

Nesër nga ora 20:45, do të zhvillohet derbi më i madh në Itali, i njohur si derbi “La Madonnina”, ndërmjet Milanit dhe Interit.

Sot, “Gazzeta dello Sport” ka publikuar të dhënat për derbin.

Sipas gazetës italiane pritet që ndeshja të trasnmetohet në 200 vende bote, ku do të jenë rreth 600 operatorë informacioni, nga të cilët 260 gazetarë, 40 fotografë dhe më shumë se 300 punëtorë televizionesh, transmeton Indeksonline.

Në stadium pritet të jenë eddhe kampionë e legjenda, në mesin e të cilëve presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino bashkë me Ronaldon, “fenomenin”, Nelson Dida e plot të tjerë.

Ndeshja do të përcillet nga 26 kamera për të mos e humbur asnjë moment./Indeksonline/