11:51 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Krijohet automjeti që e duron temperaturën deri në -50 gradë celcius

Kompania franceze, Venturi Automobiles e ka paraqitur në Mynih modelin e saj të ri elektrik. Bëhet fjalë për një model të krijuar për eksplorim polar.

Venturi Atraktida do të provohet në vendet më të ftohta të Evropës. Ky model mund të rezistojë deri në -50 gradë celcius dhe në çfarëdo terreni me borë.

Vetura peshon dy tonë, ndërsa ka dy motor elektrik 60kë. Në këtë mjet mund të futen 3 persona në të njëjtën kohë.

Vetura është e përshtatshme për shkenctarët që mund të kryejnë punën e tyre në çfarëdo terreni malor dhe të ftohtë./Indeksonline/

Temat: