23:33 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Krimet e serbëve në Kosovë, një nënë nga Krajkova vajton vrasjen e djalit të saj 11-vjeçar

32-vjeçar do të ishte sot Shemsi Elshani po qe se nuk do të ishte viktimë e krimeve të kryera nga serbët në Kosovë.

Në një fotografi të bërë për New York Time, shihet se si nëna e Shemsiut, i cili në kohën kur ishte vrarë ishte vetëm 11-vjeçar, vajton pranë trupit të djalit të saj, i cili u qëllua nga snajperët serbë derisa ishte duke prerë drunjtë me babain e tij.

Kjo foto rrëqethëse është bërë, më 25 tetor 1998 në Krajkovë. /Indeksonline/