13:33 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Krimi i rëndë në Surkish të Podujevës, policia në kërkim të dy personave

Policia e Kosovës ka identifikuar dy të dyshuar për vrasjen e Arian Selmanit, 30-vjeç dhe plagosjen e E.S., 23-vjeç që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Surkish të Podujevës.

Hetuesit ndonëse nuk kanë treguar identitetin e të dyshuarve, kanë thënë se po punojnë në kapjen e tyre.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë që ka tronditur këtë zonë, por organet e rendit po punojnë në zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thonë në Polici.

Ndërsa sot nga QKUK kanë thënë për Indeksonline se Arian Selmani, 1988 ka vdekur në mjekimin intensiv, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikes Emergjente dhe ai i intensives qendrore, ndërsa 23-vjeçari i plagosur është në trajtim në Klinikën e Urologjisë, jashtë rrezikut./Indeksonline/