23:06 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Kristi dhe Keisi deklarojnë pëlqimin për njëri tjetrin

Keisi dhe Kristi kanë pranuar pëlqimin për njëri tjetrin, kjo gjë është komentuar nga opinionistët në studio.

Keisi: Ndihem mirë. Këto ditët kanë qënë shumë të bukura. Kam qënë pak e hutuar. Kam qënë e qetë, nuk më bëjnë përshtypjet debatet. Kjo gjëja e bukur me Kristin…

Kristi: Mendoj që puthja në buzë do vijë në një moment më ideal, kur ta ndjejmë edhe më shumë.

Zhaklin: Mua më pëlqejnë shumë. Janë shumë t ëmbël.

Mendoj se e gjitha ka lindur një ditë në verandë duke pirë qumësht.

Keisi i dha mundësinë Kristit që të jetë më shumë burrë. Ai pati mundësinë t’i tregonte më shumë publikut për veten. Unë i’u shoh shumë mirë bashkë. I kërkoj banorëve të tjerë që ta lënë këtë dashuri të triumfojë, mos të bëjnë presione.

Arbër: Edhe mua më pëlqejnë. Do më vinte keq që prej disa banorëve të ngrejnë dyshime. Ai qejfi i fillimit mes një çifti është më i bukuri, mos  i’a prishni.