Zgjidh gjuhën

Kritikohet Jenner: Si rritet fëmija me ata thonjë (Foto)

Kylie Jenner pak ditë më parë kishte publikuar një imazh të së bijës së saj, Storm.

Por më vonë ajo publikoj imazhin tjetër ku shfaqeshin të dyja së bashku. Por duket se ky imazh nuk është pëlqyer shumë nga fansat e saj.

Kylie u kritikua për thonjtë e saj të gjatë dhe të cilët u konsideruan aspak adekuat për rritjen e fëmijës.

Sipas tyre si po arrin ajo të ndërrojë pelenat e vajzës Kylie, ndërkohë që thonjtë e saj janë kaq të gjatë?

Ndryshe, Kylie ende nuk ka reaguar për këto kritika të adhurueseve të saj./Indeksonline/

 

Të fundit nga IndeksOnline