75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Kritikohet Xhensila, por reagon ashpër: Ju moralistët.. (Foto)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë vizituar së bashku me iniciativën “Fundjavë ndryshe” një familje në nevojë për t’i ndihmuar me gjëra ushqimore dhe të tjera të nevojshme.

Megjithëatë fotografitë e publikuara nga Xhensila në llogarinë e saj në “Instagram” janë kritikuar nga disa ndjekës në rrjetet sociale.

Ata i kanë akuzuar çiftin e njohur se këto gjëra po i bëjnë vetëm sa për të dukur dhe jo për bamirësi.. Por Xhensila përmes një statusi ka reaguar ashpër duke i kritikuar komentuesit dhe sqaruar arsyen se pse i kanë publikuar këto fotografi.

“Nje falenderim doja per te gjithe grupin e @fundjavendryshe , te perkushtuar ne misionin e tyre. Per te gjithe moralistet qe rrine pas cel apo pc qe edhe te lulja nuk shohin bukurine por gjembat, prej tyre ne si cift nuk kemi publikur rastet tona pasi vertet bamiresia eshte per syte e Zotit, por nese nuk solidarizohesh edhe ti, nese zemra jote nuk sheh pikllim ne syte e familjeve te tilla, te pakten mos shkruani qe e bejne per tu dukur keta. Do doja shum qe edhe ju te benit dicka. Sa do e vogel te jet.” Ka shkruar Xhensila./Indeksonline/