13:15 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kroacia po mendon të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë vitin e ardhshëm

Shteti i Kroacisë po mendon ta rrisë numrin e kontigjentit ushatarak në Kosovë gjatë vitit 2021.

Sipas analistit politik, Igor Tabak ende nuk është e sigurtë nëse do të ndodhë kjo pasi fillimisht duhet të kaloj në procedura parlamentare, transmeton Indeksonline.

“Krocia nuk është i vetmi ven i NATO-s që merr pjesë atje dhe nuk është ndonjë aktivitet që do të ngjallte vëmendje apo emocion të veçant në Kroaci. Një mision i tillë është gjithashtu më pak i rrezikshëm se, të themi Afganistani” , u shprehë Tabak për portalin “Obris”.

Tutje, mediumi kroat tregon se ideja është që të vijnë 100 trupa kroate në Kosovë. Po për këtë duhet sigurohet mbështetje nga qeveria, komiteti parlamentar përkatës dhe parlamenti.

Përveç Kroacisë, edhe shumë shtete tjera të NATO-s kanë trupa në Kosovë./Indeksonline/