07:15 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / OSH

Kryediplomati grek sot e viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do ta vizitojë sot Kosovën.

Ai do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Takimi fillon në ora 15:00.

Vizitat e zyrtarëve grekë në Kosovë nuk janë të radha, ani pse Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Por raportet politike dhe ekonomike mes dy vendeve janë konstruktive.

Krerët e shtetit i kanë kërkuar Athinës zyrtare që ta njohin Kosovën si shtet.