17:15 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryeministri bullgar takohet me kryeministren serbe, flet për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri bullgar Boyko Borisov ka zhvilluar një takim me homologen e tij nga Serbia, Ana Brnabic në kuadër të Samitit evropian “Start Up”.

Gjatë takimit të dy liderëve ballkanas, Boyko tha se projekti evropian nuk mund të jetë i kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.

Po ashtu kryeministri Borisov i tha homologes serbe Bernabic se normalizimi i relacioneve mes Kosovës dhe Serbisë është gjëja më e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Prandaj ai kërkoi që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të vazhdoi./Indeksonline/