17:07 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryeministrja e Serbisë thotë se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është deklaruar se Serbia nuk do ta njoh asnjëherë pavarësinë e Kosovës.

Ajo në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se njohja e pavarësisë uk do të ishte një kompromis dhe nuk i cili nuk do të ishte i mundur sikur Serbia të insistonte edhe më tutje se Kosova është pjesë e saj, shkruan ‘Novosi’, transmeton Indeksonline.

Bërnabiç tha se “marrëdhëniet me Prishtinën për Serbët janë të vështira dhe emocionale”.

“Presidenti (i Serbisë) Aleksandar Vuçiq ka bërë hap të guximshëm kur nisi dialogun ndërrajonal. Deri atëherë çdo bisedë ishte tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ishte kompromis. Ndërsa po të insistonim edhe më tutje se Kosova i përket Serbisë, kompromisi nuk do të ishte i mundur”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ajo në këtë intervistë është shprehur se Prishtina nuk ka filluar të zbatojë marrëveshjen për themelimin e komunave serbe.

Sipas saj, serbët në Kosovë vazhdimisht po sulmohen.

“Vetëm në muajin maj ishte 14 vrasje, gjë që tregon se qëllimi i Prishtinës mund të jetë dhe për të dëbuar të gjithë serbët. Por, ne nuk do të lejojmë që të ndodh ajo. Serbia është e gatshme për bisedime por për këtë ne kemi nevojë për një partner”, tha ajo./Indeksonline/