23:02 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj uron festat e fundvitit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët e krishterë në prag të festës së Krishtlindjes.

“Urimet më të mira për familjet dhe miqtë tuaj. Gëzuar Krishtlindjen dhe urime Viti i Ri”, ka shkruar Haradinaj.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale bashkë me urimin, ai shihet duke dërguar urime për festat e fundvitit në emër të tij dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj.