11:01 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sonte ndezën dritat në sheshin e Prishtinës për festat e fundvitit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte me fillim nga ora 18:00 do të ndezen dritat për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës, është njoftuar se në orën 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta bëjë ndezjen e dritave.