09:35 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kryendeshja e javës së dhjetë në Superligë zhvillohet sot në Podujevë

Në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll, sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante.

Dje u zhvilluan dy ndeshje, ku Drenica mposhti Flamurtarin në Prishtinë, ndërsa Trepça’89 ”demoloi” Lirinë në Prizren.

Image may contain: crowd and text

Kampionia në fuqi, Drita nga Gjilani është sot nikoqir i Ballkanit në Stadiumin e Qytetit, ku me krye me Shpëtim Duron shpreson në tre pikësh.

Pas nëntë xhirosh, Drita është në vendin e tetë me vetëm 10 pikë të grumbulluara, ndërsa, Ballkani është dy vende më poshtë si dhe me një pikë më pak.

E fundit për sot është kryendeshja e kësaj mesjave në Superligë mes Llapit dhe Gjilanit në Podujevë.

Pas largimit të Bylbyl Sokolit, Llapi synon ta nisë mbarë pa trajnerin në fjalë, ndërsa Gjilani është rivali i parë pas largimit të Sokolit.

Image may contain: 2 people, outdoor

Pas nëntë xhirosh, Llapi është në vendin e tretë me vetëm 16 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e shtatë me 14 pikë./IndeksOnline/