75 Mall Live Search
09:31 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kryendeshja e javës së shtatë i takon derbit, Gjilani – Drita

Sot, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, zhvillohet derbi më i madh lokal.

Me fillim nga ora 15:30, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, Gjilani do të përballet me Dritën në një ndeshje atraktive.

Pavarsisht formës të dy skuadrave në të kaluarën, favorit nuk ka pasur asnjëherë. Edhe sot pritet të jetë e njejta gjë, transmeton IndeksOnline.

Image result for drita gjilani

Drita e ka filluar mjaft dobët sezonin e ri duke pësuar humbje befasuese, teksa gjendet në tri pozitat e fundit në renditjen tabelare me vetëm 6 pikë pas 6 ndeshjeve.

Nga ana tjetër, Gjilani është në vendin e gjashtë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara me 10 pikë të grumbulluara.

Pra, bazuar nga kjo, Drita duhet të bëjë çmos që sot të nxjerrë pikë të plota në derbin e zjarrtë që zhvillohet nga ora 15:45./IndeksOnline/

Image result for drita gjilani

Temat: