09:51 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryendeshja e javës zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Niklit

Ndeshja përmbyllëse e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në mesditën e sotme në Gjilan.

Kampionia në fuqi, Drita është nikoqir i pretendentit serioz për titull këtë sezon, Feronikeli.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Gjilan, në Stadiumin e Qytetit me fillim nga ora, 13:30, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: text

Pas një fillimi të dobët të këtij sezoni, Drita tani i është rikthyer rezultateve pozitive, megjithatë është larg kreut.

Pas 16 ndeshjeve, Drita renditet në vendin e pestë me 22 pikë të grumbulluara.

Nga ana tjetër, Feronikeli po sfidon Prishtinën për titull, teksa renditet në vendin e dytë me 35 pikë – 2 më pak se Prishtina./IndeksOnline/