18:02 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryepeshkopi e viziton Michael Shumacherin, tregon se si duket nga afër

Kryepeshkopi gjerman, Georg Gänswein e ka vizituar legjendarin Michael Schumacher. Njëri nga miqët më të afërm të Pepe Benediktit XVI ka thënë se fytyra e Schumacher nuk ka ndryshuar shumë.

“I shtrirë në kolltuk, e kam prekur fytyrën e tij me të dy duart. E shikova në sy. Fytyra e tij është e njëjt, ajo tipike e Michael Schumacher. Tani është më pak i enjtur në fytyrë, ka ndryshuar shumë pak. Përreth tij ka shumë njerëz dhe kujdesen dhe e duan. E di që na është thënë se ai nuk ka nevojë për shumë vizita” ka zbuluar kryepeshkopi./Indeksonline/