13:17 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kryeprokuroria turke e gatshme të ndihmojë atë të Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me prokurorët nga zyra e tij kanë pritur një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i këtij vendi, Mehmet Akarca.

Lumezi njoftoi delegacionin për funksionimin e sistemit prokurorial dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky sistem në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.

Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Prokurori i Përgjithshëm Akarca, kanë biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë.

Nga ana tjetër, Akarca, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit./AktivPress