75 Mall Live Search
08:07 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Fehmi Aganit

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me rastin e përvjetorit të 19-të të vrasjes së veprimtarit të dalluar politik, Fehmi Agani, do të bëjë homazhe te varri i tij.

Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Homazhet do të mbahen nga ora 11:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.