16:41 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kryesia e OVL-UÇK mbajti sot mbledhjen, ja çka diskutuan!

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash diskutoj edhe për funksionimin e komisionit mjekësor për shkallën e invaliditetit të Veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë fituar statusin e invalidit të luftës nga komisioni verifikues qeveritar.

“Duke pasur parasysh shqetësimet që vijnë për çdo ditë në qendrën e OVL UÇK-së, konsiderojmë se komisioni mjekësor i formuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, më shumë është duke i injoruar por edhe i përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalid , sesa është duke ua përcaktuar shkallën që meritojnë.

Ne, si OVL UÇK, do të takohemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës për të diskutuar këtë shqetësim pasi pasi në të kundërtën është e patolerueshme që të largohen nga dinjitoz (njerëzor) të vazhdojë edhe më tutje “, thuhet në komunikatë. / Indeksonline /