18:32 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Bashkësisë Hebreje në Kosovë po merr pjesë në kofenrencën “Feja si një instrument për Paqen”

Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta është duke marrë pjesë në konferencën” Feja si një instrument për Paqen” .

Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi u shpre se Kosovës është shembull sesi feja ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e paqes.

Në emër të komunitetit Hebre foli Kryerabini Yoel Kaplan, përfaqësues zyrtar i Këshillit Rabinik për Ballkanin. I pranishëm ishte edhe Ambasadori amerikan për liritë fetare. Samuel Broënback, ku konferencës i dha karakter të fuqishëm ndërkombëtar për liritë fetare./Indeksonline/