19:21 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Bujanovcit: Zgjidhja më e mirë për Preshevën është bashkimi me Kosovën

Kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi ka përsëritur që zgjidhja më e mirë për Luginën e Preshevës është bashkimi me Kosovën.

“Sigurisht, kjo është zgjidhja më e mirë për bashkimin e Luginës së Preshevës në Kosovë.”, tha Kamberi në ‘Zërin e Amerikës’.

Ai së fundmi së bashku me Ragmi Mustafën dhe Ardita Sinanin ishin në një vizitë në ShBA.

Atje ata u takuan me kongesmenë nga te dy partitë kryesore dhe patën takime në Shtëpinë e Bardhë./Indeksonline/