12:40 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryetari i kësaj komune nga PDK-ja e mbanë në zyre fotografinë e Ibrahim Rugovës (Foto)

Kryetari i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu zyren e tij të punës e ka të mbushur me fotografi të personaliteteve të ndryshme të cilët kanë kontribuar për vendin; Skënderbeu, Adem Jashari.

Mirëpo, kryetari i kësaj komune (nga PDK-ja) përpos që mbanë foton e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, ai në zyre ka edhe fotografinë e presidentit historik, Ibrahim  Rugova, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse fotoja e Rugovës ka mbetur nga paraardhësi i tij, Muharrem Sfarqa i LDK-së.

Shikoni foton më poshtë: