22:49 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Obiliqit fton mësimdhënësit e komunës së tij që ta fillojnë procesin mësimor

Edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook u ka bërë thirrje mësimdhënësve të komunës së tij që nesër t’iu rikthehen procesit mësimor.

Gashi e ka përshëndetur ofertën e Qeverisë Haradinajt për rritjen e pagave të mësimdhënësve, teksa ka rikujtuar edhe njëherë rolin që ka mësimdhënësi në shtyllën e ndërtimit të shtetit tonë, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i të parit të Obiliqit:

Të nderuar mësimdhënës,

Duke përshendetur reflektimin kaq pozitiv të Qeverisë Haradinaj, karshi kërkesave tuaja, e duke u premtuar përkrahjen time gjithnjë ndaj jush, 
U ftoi të gjithëve ju mësimdhënës të komunës time, që nga nesër të filloni procesin mësimor me shpresën në arritjet e vazhdueshme të fëmijëve në rrugën e dijes.
Ju ditët gjithherë të kontriboni në këtë fushë e po ashtu ju jeni shtylla e ndërtimit të shtetit tonë, prandaj unë kam shpresë në ju që duke respektuarofertën e kryeministrit Haradinaj, nesër të filloni procesin mësimor në të gjitha institucionet shkollore.