21:10 / E Martë, 30 Gusht 2022 / Gjelbrim

Kryetari im më patriot se i yti

Shkruan: Dritan Goxhaj

Në vitin 1909 Faik Konica shkruante “Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre”.

Ajo që shitet sot njësoj si 100 vjet më parë është amballazhi dhe jo përmbajtja. E kjo më kujtoi një këngë të grupit Minatori, “Shfletoj gazetën” të kënduar në vitet 80, refreni i të cilës është “ Opsione për Kosovën sa t’duash me njëher, ta mbështjellin paketojnë si një hamburger”.

Edhe kjo gjoja marëveshje që firmosi qeveria Kurti me Vuçiçin i përngjet pikërisht një hamburgeri të pakëtuar me një letër të vjetër.

Them me letër të vjetër sepse në vitin 2011, qeveria e atëhershme e Kosovës ku kryeministër ishte Hashim Thaçi, më dat 2 Korrik të atij viti firmosi një marëveshje me Kryeministrin e atëhershëm të Sërbisë, Ivica Daciç të titulluar “Liria e Lëvizjes”.

Marëveshje kjo që u ndërmjetësua atëherë nga Catherine Ashton si përfaqësuese e BE-së.

Marëveshja e atëhershme i kishte 6 pika ku në pikën 3 të kësaj marrëveshje thuhej “Secila palë mund të zbatojë një sistem, ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër të cilët dëshirojnë të kalojnë tranzit në një shtet të tretë”.

Në këtë marrëveshje kishte dakordim edhe për targat e automjeteve, ku thuhej se të gjithë ata që banojnë në Kosovë duhet të pajisen me targat e Republikës së Kosovës (RKS) ose ato me status neutral (KS).

Për momentin marëveshja e nënshkruar nga qevria Kurti ka ndryshuar vetëm pjesërisht pikën 3 të asaj marëveshje të 2011, pasi me këtë të para dy ditëve, qytetarët mund të lëvizin lirshëm vetëm me dokumentet e lëshuara nga vendet e tyre.

Por njësoj si atëherë edhe sot qytetarët serbë të Kosovës sërish do të lejohen të lëvizin vetëm me dokumentet që atyre jua lëshon Ministria e Brëndëshme e Sërbisë.

Në atë kohë Kurti dhe lëvizja politike që ai udhëheq protestuan fuqishëm kundër kësaj marëveshje me preteksin se ajo është kundër interesave të Kosovës, pikërisht për faktin se sërbët e Kosovës nuk do të regjistroheshin dhe merrnin letrat e Kosovës por do qëndronin në Kosovë në shtëpiat e tyre me letra të Sërbisë.

Në atë protest një nga të arrestuarit ishte edhe Astrit Dehari.

Tashti lind pyetja që çdo kush me pak mënd në kokë pasi e lexon këtë paragraph më lart ja bën vetes.

Si është e mundur që kjo marëveshje që në 2011 i lejonte sërbët të lëvizin e të jetojnë në Kosovë vetëm me letra të Sërbisë ishte kundër interesit të Kosovës dhe kjo e sotmja që i lë serbët po njësoj është në favor të Kosovës?

Mos vallë kjo tregon se lëvizja politike e Kurtit atëherë protestonte thjesht si opsion politik për të rritur reijtingun e vet politik e jo edhe për të mbrojtur interesin e Kosovës,pasi sot po na e shet si sukses diplomatik po të njëjtën cënim të interesit të Kosovës!

Biles sot lëvizja politike e Kurtit me gjithë militantët e sajë, po na e servirin këtë marëveshje si hapi i parë i Sërbisë drejt njohjes së Kosovës. Edhe atëherë Hashimi dhe militantët e tij thoshin po të njëjtën gjë.

Atëherë Hashimit i falej pasi ai është një injoront dhe i paditur, ndërsa Kurti dhe pjesa më e madhe e atyre që i venë pas dhe që edhe e këshillojnë janë njërëz të ditur e jo injorant.

Dhe ata e njohin edhe historinë dhe e dinë shumë mirë që qytetarët Palestinez kanë 30 vjet që lëvizin në drejtim të Izraelit me dokumenta që i lëshon Autoriteti Palestinez, por kjo nuk ka sjellë e as do të thotë se Izraeli e njeh shtetin e Palestinës.

Dhe të manipulosh me historinë kur e njeh atë dhe je i vetëdijshëm që ajo që po thua është një gënjeshtër, atëherë kjo nuk është vetëm një injorancë politike e momentit, por është një kahje e gabuar e qëllimshme dhe manipulim i mëndjeve dhe ndjenjave të qytetatërëve të vëndit tënd, për vetëm arsye të ngushta politike.

Dhe pas gjithë kësaj, sërish lind pyetja: Përse i duhej Kurtit që të krijonte një acarim artificial para një muaji kur në fund të tij do të hidhte firmën mbi një marëveshje të vjetër e cila favorizon vetëm Sërbinë?!

Përse duhej të na e shiste atë show si preokupim kombëtar? Mos vallë për të treguar se ai është patrioti i fundit që i ka mbetur Kosovës?!

Por ama këto lëvizje bien ndesh me konceptin e patriotizmit, i cili shpjegohet me interesin e evitimit të çdo lloj situate që do të çonte drejt shkaterrimit të sigurisë dhe lirisë.

Pasi edhe marëveshja e Hashimit e vitit 2011 edhe kjo e Kurtit e këtij viti e cënojnë sigurinë dhe lirinë e Kosovës.

Pasi duke i lënë qytetarët serbë në Kosovë të jetojnë vetëm me dokumente të Sërbisë dhe duke mos u regjistruar në Kosovë si qytetarë të saj, nesër me aktivizimin e Asocacionit të Komunave Serbe në Kosovë, komuna këto të banuara vetëm me serbë të regjistruar vetëm në Sërbi ju jep atyre komunave një lloj ekstra territorialiteti, pasi ato nuk varen fare nga qevria e Kosovës, pasi edhe qytetarët e këtyre komunve.