16:46 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryetarja e parlamentit serb: Vrasja e Ivanoviqit, veprim i neveritshëm dhe frikacak

“Ky akt i urryer dhe frikacak kërkon hetim nga autoritetet urgjentisht, duhet ndihmë nga EULEX dhe UNMIK-u që autorët e krimit sa më shpejtë të dalin para drejtësisë. Për këtë arsye, unë pres që në mënyrë të pashmangshme të përmbushim kërkesën e organeve shtetërore serbe për të marrë pjesë në hetimet e vrasjes së Ivanoviqit, që u krye në territorin e Kosovës dhe Metohi”,tha kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviç në një deklaratë për media.

Në emër të Asamblesë Kombëtare Serbe, Gojkoviç dërgoi ngushëllime të thella familjarëve të Oliver Ivanoviqit.

“Në këtë moment të vështirë, ndonëse për ju nuk ka ngushëllim të mjaftueshëm, dua të theksoj se Serbia do të bëj çmos në zbatimin e drejtësisë dhe që ky krim të mos mbetet pa u ndëshkuar”, tha Gojkoviç./Indeksonline/

Temat: