17:13 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kryeziu vazhdon të shkëlqejë te Lugano, këto janë objektivat e tij

Leotrim Kryeziu kompletoi gjatë verës kalimin te Lugano nga kampioni aktual i Kosovës, Drita.

Sulmuesi kosovar, pas paraqitjeve impresive me gjilanasit, ra në sytë e Luganos, për ta transferuar atë më vonë.

Tani, në një intervistë për Telegrafin, Kryeziu ka folur për kohën e tij të deritashme te Lugano si dhe për të ardhmen e tij.

“Jam ambientuar shumë mirë dhe shpejt pasi më kanë pritur shumë mirë shokët e skuadrës por edhe më kanë ndihmuar shumë”.

“Gjithçka është duke shkuar shumë mirë deri më tani, ku në 10 ndeshjet e para kam shënuar 10 gola”, tha Leotrimi duke thënë se nëse vazhdon me këtë ritëm mund të debutoj me ekipin e parë.

“Nëse vazhdoj me këtë ritëm besoj që do të debutoj së shpejti me skuadrën e parë”.

“Edhe pse luaj me ekipin e dytë, stërvitjet gjithmonë jam duke i kryer me ekipin e parë dhe kjo po më ndihmon shumë”.

“Si çdo futbollist edhe unë ëndërroj të arrijë suksese të mëdha në karrierën time”.

“Synoj të arrijë majat e futbollit evropian dhe besoj shumë se me punë të madhe dhe përkushtim një gjë të tillë do ta arrijë”, tha tutje Leotrimi./IndeksOnline/