20:42 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Ku dhe kur u praktikua së pari herë patentë shoferi?

Patentë shoferi është një dokument zyrtar që lejon një individ për të operuar një ose më shumë lloje të automjeteve të motorizuara, të silla si një motor, makinë, kamion ose autobus në një rrugë publike.

Kur u praktikua së pari patentë shoferi?

Për herë të parë licensimi i detyrueshëm për shoferët hyri në fuqi më 1 janar 1904 në Mbretërinë e Bashkuar transmeton IndeksOnline. Cdo pronar i makinave duhej të regjistronte automjetin e tyre në përputhje të autoritetit të qeverisjes vendore. Mosha minimale e kualifikimit u vendos të jetë 17 vjec.

Licenca i dha mbajtësit të saj ‘lirinë e rrugës’ me një shpejtësi maksimale prej 32 km/orë.

Në vitin 1910, qeveria imperiale gjermane mandatoi licencimin e shoferëve në shkallë kombëtare, duke krijuar një sistem testesh dhe kërkesash për arsimimin e shoferit që u praktikua edhe në shtetet tjera.

Në korrik 1913, shteti i Neë Jersey u bë i pari që i kërkoi të gjithë shoferëve të kalonin një provim të detyrueshëm para se të merrnin një licencë.

Në vitin 1949, Kombet e Bashkuara të Amerikës përcaktuan një konventë mbi trafikun rrugor që rregullonte standardet për rrugët, banorët, rregullat, shenjat, lejet e shoferit dhe të tilla. Ajo trajton nocionin e patentës për një numër vendesh, nën formulimin “leje per ngasje” dhe deklaron se ngjyra e saj duhet të jetë rozë.

Vende të tjera në Evropë gjithashtu paraqitën testin e vozitjes gjatë shekullit të njëzetë, ku të fundit ishin Belgjika, vend ky ku deri në vitin 1977 ishte e mundur të blihej dhe të mbahej një licencë pa iu nënshtruar testit të vozitjes. /IndeksOnline/