14:12 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ku do ta vazhdoj karrierën Edon Zhegrova?

Edon Zhegrova edhe më tutje është futbollist i skuadrës belge Genk, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2021.

Megjithatë në janar të këtij viti 20 vjeçari u transferua te Baseli në Zvicër në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Zhegrova do të vazhdoj edhe këtë edicion me ekipin zviceran, ku synon paraqitje edhe në Ligën e Kampionëve.

Edicionin e kaluar mesfushori kosovar nuk arriti të zë vend në formacionin bazë të Baselit, por trajneri Marcel Koller ka premtuar që do ti jap hapësirë Zhegrovës. /Indeksonline/