20:46 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ku është dallimi në mes AWD dhe 4WD

4WD nuk është gjatë gjithë kohës – në kushte normale, vetëm rrotat e pasme e shtyjnë automjetin përpara, ndërsa rrotat e përparme lëvizin lirshëm. Për të aktivizuar një sistem modern me katër rrota aktive, shoferi duhet të shtyp një buton ose të tërheqë një levë për ta aktivizuar atë. Por makina me katër rrota nuk supozohet të jetë gjithë kohës aktive, kështu që duhet të dini kur ta ndizni dhe kur ta fikni atë.

AWD është gjatë gjithë kohës dhe përdoret kryesisht në makina, gjersa kompjuteri menaxhon sistemin. Vetëm gjatë rrugës në autostrada, sistemi do të dërgojë shumicën e fuqisë në rrotat e pasme, për efikasitet maksimal të karburantit, nëse kushtet e rrugëve ndryshojnë, si shiu apo dëbora, sistemi përshtatet dhe shpërndan në mënyrë të barabartë fuqinë në 4 rrota, kështu që ju keni fuqi maksimale me makinë.

Makinat me sistem 2WD janë më pak komplekse sesa ato me AWD ose 4WD, dhe tregojnë përmirësim të ekonomisë së karburantit në një afat të gjatë. /IndeksOnline/

Temat: