19:10 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Ku është fondi i emergjencës?

Prof. Ass. Dr. Bashkim Mustafa

Këto ditë shumë qytete dhe fshatra gjithandej vendit pësuan dëme nga vërshimet si pasojë e reshjeve. Familje të tëra u larguan nga shtëpitë, infrastruktura  publike dhe urat u shkaterruan kurse pasojat epidemiologiike janë të mundshme. Dora e Qeverisë nuk u ndje në për këtë situatë emergjente. Si është e mundur që derisa vendi po përballet me këtë gjendje, Qeveria vazhdon me agjendën e njëjtë pasive, e thelluar në gjumin dimëror?!

Pa vizion, pa masa dhe veprime konkrete, pa ofruar asnjë përkrahje materiale e financiare. Si është e mundur që të gjitha ato familje të lihen në mëshirën e fatit të njerëzve vullnetmirë dhe në dorën e qeverisjes komunale që për kunder mundësive të kufizaura po bëjnë të pa mindurën për të ju dalur në ndihmë!

Në anën tjetër paratë rrinë në  sirtarët e  Ministrisë së Financave duke u zhvleftësuar dita-ditës!

Ne ligjin e buxhetit „LIGJ NR. 08/L-193 MBI NDARJET BUXHETORE PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2023“,

Neni 20, jan të planifikuar 46 milon euro si rezerve ne raste emergente dhe milona të tjera në kategori tjera për këtë destinim!

Pse nuk është ndarë asnjë cent deri më tani për gjendjen e krijuar si pasojë e vërshimeve dhe nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e Qeverisë së Kosovës?

Pse nuk është mbajtur asnjë takim emergjent nga Qeveria që t’u bëhet zgjidhje familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore?

Pse Qeveria nuk angazhoi ekipe emergjente për pastrimim e shtëpive dhe rikthimin e familjeve në shtepitë e tyre!?

Edhe shumë pyetje të tjera fatkeqësisht nuk marrin pergjigje nga kjo Qeveri!

Solidarizohemi me të gjitha familjet e prekura nga vërshimet në të gjitha komunat e Kosovës!

P.S. Autori është ekonomist dhe profesor universitar. Prof. Ass. Dr. Bashkim Mustafa