23:49 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Ku është më lirë t’i mbushni makinat me karburante?

Shoferët në Kroaci kanë parë një rritje të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, që po rriten gjithnjë e më shumë nga e diela në të dielën.

Prandaj në Kroaci kërkohet përgjigje: kush duhet të fajësohet?

Sa i përket nivelit mesatar të pagave, kroatët janë midis njerëzve që paguajnë karburantet më së shtrenjti. Ekziston edhe shteti që mbulon një litër benzinë ​​me akcizë prej 3.86 kuna dhe naftë me 3.06 kuna.

Me TVSH, detyrimet shtetërore tejkalojnë gjysmën e çmimit të shitjes me pakicë të benzinës, prandaj qytetarët e Kroacisë pritet të fillojnë të mbushin veturat e tyre me karburante më të lira në Bosnjë e Hercegovinë, Hungari dhe Mal të Zi, shkruan Vecernji List.

Benzina është më e lirë në Serbi, por jo nafta dhe për ata që shkojnë në Evropën Qendrore është më e kushtueshme të ndaleni në Austri, ku çmimet e karburanteve janë pothuajse të njëjta me ato në Bosnjë e Hercegovinë.