11:32 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Ku po shkon futbolli? Lojtari i Bilbaos me klauzolë 108 milionë euro (Foto)

Futbolli ka ndryshuar shumë kohëve të fundit. Shumë para po derdhën për të siguruar një futbollist të vetëm.

222 milionë euro për Neymarin, 120 milionë euro për Coutinhon, 105 për Osmane Dembele, 105 për Paul Pogban, e kështu me radhë – ka bërë që futbolli ta merr një epitet biznisor, shkruan IndeksOnline.

Këtë e konfirmon edhe lajmi i fundit, ku futbollisti i Athletico Bilbaos, Inaki Williams ka nënshkruar kontratë shtatë vjeçare me spanjollët.

Futbollisti do të qëndroj te Athletico deri në vitin 2025, por klauzola e vënë nga drejtuesit spanjoll, shkon deri në 108 milionë euro.

23-vjeçari është pjesë e Athleticos që nga vitin 2014, dhe ka bërë afro 130 paraqitje duke shënuar 34 gola.

Mbështetësit e këtij sporti duke parë këto çmime marramendëse, shpesh pyesin “Po sa para do të kishte kushtuar, Lampard, Giggs, Scholes, Henry, Ronaldinho, Ronaldo, Rivaldo, Zidane…/IndeksOnline/