10:13 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kujdes! Aksion për konfiskimin e veturave në Dragodan

Policia e Kosovës në mëngjesin e së martës ka nisur një aksion për konfiskimin e veturave.

Kjo po ndodh në lagjën e Arbërisë (ish Dragodan), përkatësisht në rrugën Ahmet Krasniqi, shkruan Indeksonline.

Një veturë e tipit Mercedes me targa të SHBA-së, është parë duke u konfiskuar nga ‘Marimanga’.

Policia bën thirrje që qytetarët te kenë kujdes në parkimin e veturave dhe të mos i zënë hapësirat që janë të dedikuara për qarkullim. /Indeksonline/