15:22 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kujdes gjatë blerjeve online, ‘Black Friday’, mund të ju bëjë viktimë të mashtrimit

Mentor Hoxhaj, ish- mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë se informacionit ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes në blerjet përmes internetit dhe emailit nesër në datën e njohur si ‘Black Friday’.

Ai ka thënë se mund të mashtroheni nga këto blerje online, duke sugjeruar disa hapa në rast se jeni viktimë e mashtrimit.

Postimi i plotë:

Black Friday can turn Black for YOU!
Keni kujdes kur shfletoni internetin, blerjet në internet dhe përdorimin e emailit.
Shmangni klikimin mbi lidhjet ose hapjen e bashkëngjitjeve në email-et e panjohur.
Kujdes nga “Social Enegineering” dhe Sulmet Phishing . Metodologji këto shpesh te kombinuar te te vjedhur& hakuar te dhënat tuaja!
Keni kujdes ndaj lutjeve të falsifikuara në mediave sociale, thirrjeve, teksteve, dhe faqeve të internetit për donacioni për bamirësi.

Nëse besoni se jeni viktimë e nje mashtrimi , merrni veprimet e mëposhtme:

Kontaktoni menjëherë institucionin tuaj financiar dhe mbyllni çdo llogari që mund të jetë komprometuar.
Shikoni për çdo pagesë të pashpjegueshme në llogarinë tuaj. Shih Parandalimin dhe Reagimin ndaj Vjedhjes së Identitetit për më shumë informacion.
Menjëherë ndërroni ndonjë fjalëkalim që mund të keni zbuluar./Indeksonline/