09:08 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kujdes kur hidhni mbeturina nga vetura, shikoni çka i ndodhi kësaj gruaje

Mbeturinat janë një dukuri të cilën të gjithë duan ta shmangin, në mënyrë që ambienti të jetë sa më i pastër.

Por ka edhe aso persona të cilëve nuk u intereson se çka bëhet me tokën, gjelbërimin, ajrin, etj, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Një grua u tregua tejet e paedukatë duke hedhur mbeturina nga vetura, derisa po priste të ndizej e gjelbra në semafor.

Ajo hap dritaren dhe hedh në tokë një qese, e cila e pengoi shumë një motoçikliste që ishte afër duke pritur semaforin po ashtu.

Motociklistja e kap qesen nga toka dhe ia fut për dritare prapë në veturë gruas së paedukatë, për të vazhduar rrugën e saj.

Ky gjest e zemëroi gruan në veturë e cila hapi derën dhe doli jashtë duke i  bërtitur asaj. Sikur njerëz të tillë që kujdesen për ambientin të kishte më shumë. /Indeksonline/

Temat: