18:29 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Kujdes nga ekspozimi, ja çfarë i bëri dielli këtij njeriu! (Video/Foto)

Pamja tronditëse e një shoferi të kamionit dhe ekspozimi i zgjatur i tij ndaj diellit në anën e majtë të fytyrës-do të ju bëjë që kurrë të mos dëshironi të largoheni nga shtëpia pa e mbuluar fytyrën tuaj.

Portreti i 69 vjeçarit, botuar në revistën ‘New England Journal of Meidicne’, është i dukshëm, sepse vetëm njëra anë e fytyrës së tij ishte ekspozuar ndaj diellit, për shkak të natyrës së punës së tij. Si rezultat është e mundur të shihet se si e tërë fytyra e tij ka reaguar nga e gjithë kjo, transmeton Indeksonline.

Sipas publikimit, pas ekzaminimit të anës së majtë të fytyrës së tij, gjetjet ishin në përputhje me sindromën ‘Favre Racouchot’ të lëkurës së fotografuar të njohur si ‘Dermatohelios’.

Në thelb pjesa e majtë e fytyrës së tij duket e rrudhur për shkak se ai ishte ekspozuar për 28 vite vazhdimisht ndaj rrezeve të diellit, të transmetuara përmes dritares së kamionëve ndërsa e djathta ishte e mbuluar-dhe realitivisht e padëmtuar.

Ekspozimi kronik ka rezultuar gjithashtu në shkatërrimin e fibrave elastike të lëkurës- që shpjegon edhe rrudhat e thella dhe pamjen e moshuar./Indeksonline/


Temat: