14:49 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kundërshtarët potencialë të Anglisë në “Euron 2020”

Anglia ishte kombëtarja e fundit që vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e për dallim nga pritësi, mysafirët u kualifikuan direkt për në “Euron 2020 “.

Por punë më e vështirë do e presë Anglinë në kampionat, derisa janë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm të saj në grupet e Evropianit.

Anglia gjendet në vazon A, ndërsa mund t’i vijnë në grup dy kombëtare të forta si Kroacia, Franca, Portugalia, Belgjika apo Welsi.

Në rastin më të vështirë, Anglia do e mbush grupin me një nga kombëtaret që vjen nga Nations League dhe Francën apo Portugalinë, apo Kroacinë ose Belgjikën.

/Indeksonline/