12:38 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Kundërshtarja” e Albinit me lëvizje ‘taktike’ në Kuvend, Dardan Molliqaj i shkon pas (Video)

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti ka disa ditë që është vënë në siklet të madh lidhur me një fjalë të rëndë që ia kishte drejtuar Albin Kurtit, pasi ishte arrestuar nga autoritetet e sigurisë.

Këtë të fundit Dërguti e quajti me një epitet jo adekuat, “ai muti”. Mllefin ndaj Kurtit ajo e shfaqi në një bashkëbisedim të një grupi në “Viber” në të cilin janë të përfshirë strukturat kryesore të LVV-së.

Mirëpo, çfarë bënte Aida para se të shpërthente ky skandal në media.  Në videon më poshtë, të bërë nga “Indeksonline”, ajo shihet teksa bisedon me kolegun e partisë, Rexhep Selimin.

Derisa ish-sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj, e dëgjon ‘urdhrin’ e Dërgutit për të dal jashtë seancës.

Për më shumë, shikoni pamjet më poshtë. /Indeksonline/