18:09 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kupa e Kosovës, nesër hedhet shorti

Stinori vjeshtor me ndeshjet e 1/8 së Kupës zyrtarisht ka përfunduar. Ndërsa shorti i çerekfinales hedhet nesër, e martë 11 dhjetor, nga ora 13:00.

Në çerekfinale janë kualifikuar 8 skuadra, 6 nga Superliga dhe 2 nga Liga e parë.

Ekipet e kualifikuara janë Prishtina, Feronikeli, Drita, Trepça ’89, Ballkani, Ferizaj nga Superliga dhe nga Liga e parë Vëllaznimi e Kika e Hogoshtit, transmeton IndeksOnline.

Edhe çerekfinalja zhvillohet me një ndeshje eliminues, ndërsa shorti nuk është i dirigjuar dhe Prishtina mund të luaj edhe ndeshjen e tretë rresht për Kupës si mysafire.

Ndërsa nga 8 çerekfinalistët, kupën e kanë fituar Prishtina 6 herë (1993/94, 1994/95, 2005/06, 2012/13, 2015/16 dhe 2017/18).

Kurse, Feronikeli 2 herë rresht (2013/14 dhe 2014/15), Vëllaznimi 1 (2007/08) dhe Drita 1 (2000/01)./IndeksOnline/