Kur do të debutoj Coutinho?
Kur do të debutoj Coutinho? Kjo është një nga pyetjet e mëdha që do të shoqërojë lojtarin brazilian ditët e ardhshme.
Dy opsionet e para janë: Ndeshja e kthimit përballë Celta Vigos në Camp Nou ( të enjtën në ora 21:30 ) apo ndeshja kundër Real Sociedad në La Liga, gjithashtu në shtëpi ( të dielën në ora 20:45 ) .
Coutinho do të prezantohet të hënën , ndërsa nesër poashtu mund të jetë në Camp Nou duke shikuar ndeshjën Barcelona – Levante, shkruan Indeksonline.
Braziliani tashmë e di se si është të jetuarit në Barcelonë ( ai luajti në Espanyol për disa muaj ) dhe ai tashmë e di se si është të luash me Suarez. Uruguajani ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj për transferimin e tij.
Mbetet të shihet tani se çfarë plani ka Valverde për brazilianin dhe çfarë roli do t’i jep atij në ekip. Vlen të theksohet se Cou mund të luaj vetëm në La Liga dhe në Kupë.
A do të formojë një trident me Messin dhe Suarez, apo do të jetë ai njëri nga tre mesfushorët? Disa pyetje që do t’iu dihen përgjigjet me kalimin e ditëve. /IndeksOnline/