Kur dy zëra unik bëhen bashkë, Elhaida Dani dhe Anxhela Peristeri performojnë përkrah njëra-tjetrës
Anxhela Peristeri mbrëmë ka mbajtur koncertin recital në Qendrën Kulturore në Tiranë.
Një numër i madh ishin mbledhur për ta parë performimin ‘live’ të këngëtares e cila njihet për zërin unik dhe të veçantë, shkruan Indeksonline.
Por, përkrah Anxhelës e ftuar ishte edhe Elhaida Dani, të dyja këngëtaret mahnitën publikun me interpretimin e këngës ‘Prapë do ti lutem’.
Elhaida, ka shprehur falënderimin për ftesën që i është bërë nga këngëtarja, Peristeri.
“Mbrëmë ishte një natë speciale, Anxhela faleminderit që më ftove dhe urime për performancat kaq emocionale që na e dhurove mbrëmë!” ka shkruar Elhaida përkrah imazheve të koncertit./Indeksonline/