22:39 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kur publikohet ranglista e re e FIFA-së dhe çka e pret Kosovën?

Ranglista e FIFA-së nuk është ndryshuar që më tepër se 1 muaj. Data e fundit e rifreskimit ka qenë 20 dhjetor 2018.

Pas 3 ditësh, përkatësisht më 7 shkurt do të publikohet renditja e re. Shtetet evropiane nuk pritet të kenë ndryshim ngase nuk kanë zhvilluar ndeshje.

Të vetmet që do të kenë ngritje janë shtetet aziatike që morrën pjesë në Kupën e Azisë të cilën e fitoi Katari.

Kosova është në vendin e 131-të dhe nuk pritet të ketë as ngritje as ulje. /Indeksonline/