08:49 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Kur rrëfehej Dreshaj: Mund të zgjedh 4 kombëtare, dikur Shqipëria dhe Kosova ishin bashkë

Ibrahim Dreshaj (Dresevic) ishte surpriza e fundit e Bernard Shaland në listën e Kosovës për dy takimet e qershorit. Futbollisti i Herenvenit zgjodhi t’i bashkohej dardanëve, ndërsa më parë priti për një ftesë që nuk i erdhi nga ekipi i parë i Suedisë.

Para disa kohësh, mbrojtësi i klubit holandez kishte folur sa i përket zgjedhjes së Kombëtares. Në një intervistë për faqen e Herenvenit, Dreshaj shprehet se kishte mundësinë për të zgjedhur mes 4 përfaqësueseve të ndryshme.

“Unë kam rrënjë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Babai im është nga Shqipëria dhe mami nga Mali i Zi. Mund të zgjedh mes Suedisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket Kombëtareve. Sigurisht që është gjë e mirë.

Po lidhja me Kosovën? Po sepse Shqipëria dhe Kosova kanë qënë së bashku më parë, tashmë janë të ndarë. Pra unë mund të zgjedh një mes tyre”, ka thënë Dreshaj.