19:57 / E Premte, 05 Tetor 2018

Kur rruga e shkurtë del më e gjatë, rrezikohen udhëtarët

Shoferi i autobusit përpiqet të shpëtojë minuta nga udhëtimi, duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Shoferi duket se ishte me nxitim, kështu që shfrytëzoi një rrugë tjetër që përfshinte një nënkalim shumë të ulët për kulmin e automjetit transportues.

Por, udhëtimi merr një kthesë dramatike, transmeton Indeksonline.

Mrekullisht, askush nuk u vra kur çatia e një autobusi u pre në një nënkalim në Hohhot të Kinës.

Jo më kot thonë rruga e shkurtë të del më e gjatë.

Pamje të pabesueshme të bëra në momentet gjatë përplasjes tregojnë udhëtarë të lodhur që ecin nga rrënojat e autobusit me çatinë e prerë./Indeksonline/.